MENU
klinika

Na e thotë Princi Charles

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit që janë shëruar nga Covid?

31.05.2021 - 12:19

Trashëgimtari i fronit mbretëror britanik, Princi Charles së fundmi i bëri thirrje komunitetit mjekësor që në kujdesin shëndetësor të përfshijë një “hartë rrugore” të shpresës dhe shërimit të plagëve, mendore dhe fizike me ndihmën e yogas.

Charles mori pjesë në një simpozium virtual të yogës dhe kujdesit shëndetësor “Wellness after Covid”, ku iu sugjeroi mjekëve të “ndërtonin një udhërrëfyes shprese dhe shërim të plotë pas aventurës së tyre me Covid-19”, sipas gazetës britanike “Guardian”.

“Kjo pandemi Covid-19 theksoi rëndësinë e gatishmërisë, qëndrueshmërisë dhe nevojës për një qasje që adreson shëndetin dhe mirëqenien e individit si pjesë e shoqërisë dhe nuk përqendrohet vetëm në simptomat e sëmundjes. Si pjesë e kësaj qasjeje, joga terapeutike mund të kontribuojë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi.“, tha ai.

Përsa i përket jetës personale, udhëtimi i Princit Harry në shtëpi për ceremoninë e varrimit të gjyshit nuk solli rregullimin e marrëdhënieve familjare me babanë dhe vëllain e tij.

Sipas vëzhguesve mbretëror, Princi Charles është akoma i revoltuar për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.

“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harriy-n që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, -tha një burim i brendshëm për gazetarët e US Weekly

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN