MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Çfarë e shkakton dridhjen e duarve?

23.05.2021 - 11:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton dridhjen e duarve?

Mjeku: Muskujt dhe gjymtyrët e njeriut, kaplohen nga të dridhurat, shpesh të pavullnetshme. Këto të dridhura, vërehen edhe tek gishtat, gjë që shkakton shqetësim, për vetë faktin se të dridhura të tilla mund të perceptohen si një çrregullim nervor. Megjithatë, nëse veç dridhjes së gishtit nuk keni simptoma të tjera, atëherë nuk keni arsye për tu shqetësuar.

Dridhja e pavullnetshme muskulare mund të ndodhë si pasoje e drobitjes fizike, plogështisë ose konsumit të madh të kafesë.

Shkaktarët e dridhjes së pavullnetshme të gishtave

Përdorimi i barnave të caktuara
Përdorimi i këtyre medikamenteve mund të shkaktojë të dridhura të pavullnetshme.

Qetësuesit muskularë
Ilaçet kundër epilepsisë,
Medikamentet për qetësim nervash,
Kortikosteroidët,
Antibiotikët.
Mungesa e magnezit
Mungesa e magnezit në organizëm shkakton kontraktime muskulare dhe dridhje. Mungesa e këtij minerali mund të shkaktohet si pasojë e abuzimit me alkolin, përdorimi i disa medikamenteve, dhe sëmundje të caktuara.

Mungesa e vitaminës E
Mungesa e kësaj vitamine shkakton të dridhura muskulare por edhe:

Vështirësi në artikulim,
Vështirësi në qëndrimin drejt,
Kufizim në funksionet mendore.

A mund të jetë sëmundja e parkinsonit

Kjo sëmundje shfaqet kryesisht pas të pesëdhjetave. Ajo prek trurin dhe njërën anë të trupit dhe përveç dridhjeve të gishtave shkakton:

Probleme në posturë,
Vështirësi në ecje,
Ngadalësim të lëvizjes
Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Ekspertët e AgroËeb.org thonë se dridhja e pavullnetshme e gishtave që ndodh tek të rinjtë është si pasojë e tejlodhjes, përdorimit të tepruar të telefonave, lojërave dhe kompjuterave.

Tek mjeku duhet të shkoni nëse dridhjet vazhdojnë pa asnjë shkas. Siç e mësuat më lart, në shumicën e rasteve mund të mjaftojë një suplement vitamine apo minerali si magnezi, që ky problem të zgjidhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN