MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i shkakton gurët e tëmthit dhe shenjat e tyre?

20.05.2021 - 10:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë i shkakton gurët e tëmthit dhe shenjat e tyre?

Mjeku: Ka disa disa shkaktarë që mendohet se ndikojnë në formimin e gurëve në tëmth. Si më të shpeshtë përmenden:

Gjinia (gratë janë më të favorizuara se burrat)
guret ne temthMosha (njerëzit mbi moshën 55 vjeç)
Obeziteti (Mbipesha është shkaktar për shumë sëmundje. Në rastin e kësaj sëmundje është treguar se të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun e krijimit të gurëve në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në bilë (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.
Estrogjeni (hormon femëror)
Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit.
Diabeti
Humbja e menjëhershme në peshë
Simptomatologjia e gurëve të tëmthit mund të ndodhë krejt papritur. Pacienti mund të ndiejë dhimbje të vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30 minuta në disa orë, mund të ndiejë dhimbje në shpinë midis dy shpatullave apo dhimbje nën shpatullën e djathtë. Kjo gjendje mund të shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

Pacienti gjithashtu mund të ketë fryrje barku, dhimbje në formë kolikash, gromësira, mostretje etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhet ta mësoni patjetër!

Çfarë ndodh nëse keni dhimbje në gjoks?