MENU
klinika

Analiza e The Economist

Çfarë na tregon historia për rritjen ekonomike pas pandemive?

01.05.2021 - 10:48

Në fillim të viteve 1830, pandemia e kolerës e kishte goditur Francën. Brenda një muaji, kjo sëmundje “zhduki” gati 3 për qind të parisienëve dhe spitalet ishin të mbingarkuara me pacientë nga sëmundjet që mjekët nuk mund t’i shpjegonin.

Fundi i murtajës nxiti një rritje ekonomike, nisur me Francën dhe ndjekur nga revolucioni industrial në Britani të Madhe.

Por siç dihet, kushdo që ka lexuar romanin “Të mjerët” e Viktor Hygos, pandemia gjithashtu kontribuoi në nxitjen e një lloj tjetër revolucioni.

Të varfrit e qytetit, që ishin më të goditur nga sëmundja u rebeluan kundër të pasurve, të cilët kishin ikur nga shtëpitë e tyre, për të shmangur kryengritjen.

Pas kësaj, Franca për vite të tëra vazhdoi të kishte paqëndrueshmëri politike.

Sot, kur pandemia COVID-19 po përhapet nëpër vendet e varfra, në anën tjetër vendet e pasura janë në pragun e një rritje post-pandemike.

Shumë analistë vlerësojnë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të rritet me rreth 7 për qind për vitin 2021, afërsisht 5 pikë përqindje më shumë se rritja para-pandemisë që ishte pak më shumë se 2 për qind.

Analiza e The Economist, përcjell Telegrafi, për Prodhimin e Brendshëm Bruto për shtatë ekonomitë më të zhvilluara të botës sugjeron që një rritje e sinkronizuar është e rrallë. Nuk ka ndodhur që nga rritje ekonomike e viteve 1950.

Situata është aq e panjohur saqë ekonomistët po i kthehen historisë për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Të dhënat sugjerojnë që pas ndërprerjeve të gjata jo-financiare siç janë luftërat dhe pandemitë, PBB-ja ka tendencë të bie.

Kjo na nxjerr tri mësime.

Së pari, derisa njerëzit janë të etur të dalin dhe të shpenzojnë, pasiguria vazhdon të mbetet.

Së dyti, pandemia inkurajon njerëzit dhe bizneset të gjejnë mënyra të reja për t’i bërë gjërat, duke përdorur strukturën e ekonomisë.

Së treti, siç tregon shembulli i romanit “Të mjerët”, trazirat politike shpesh ndiqen me pasoja të paparashikueshme ekonomike.

Dëshmitë nga pandemitë e mëhershme tregojnë që gjatë fazës “akute” njerëzit sillen ashtu siç kanë qenë gjatë COVID-19: rriten kursimet dhe zbehen mundësitë për të shpenzuar, përcjell Telegrafi.

Në gjysmën e parë të viteve 1870, gjatë përhapjes së sëmundjes së lisë, kursimet brenda familjeve britanike u dyfishuan.

Gjatë Luftë së Parë Botërore, dyfishohet niveli i kursimeve në Japoni. Në vitet 1919-1920, ndërsa gripi spanjoll u përhap, amerikanët grumbulluan më shumë para se çdo vit tjetër, deri në Luftën e Dytë Botërore.

Kur filloi lufta, përsëri kursimet u rritën, ku gjatë periudhës 1941-1945, familjet amerikane kursyen sa 40 për qind e PBB-së.

Nocioni popullor se njerëzit festuan fundin e “Murtajës” me “mëkate” dhe “gëzim histerik”, siç mendojnë disa historianë, ndoshta është apokrif [shkrimi i një autorësie të dyshimtë]. Vitet 1920 ishin larg kësaj, të paktën në fillim. Në prag të Vitit të Ri 1920, pasi përhapja e gripit spanjoll kishte kaluar kufij, sipas një studimi “Broadway dhe Times Square dukeshin më shumë si në kohët e vjetra” dhe se Amerika ndihej si “një komb i sëmurë dhe i lodhur”.

Banka Goldman Sachs vlerëson se në vitet 1946-1949 klientët amerikanë shpenzuan vetëm rreth 20 të kursimeve të tyre.

Ky shpenzim shtesë sigurisht që e shtyu rritjen ekonomike të pasluftës, megjithëse raportet mujore të qeverisë për “situatën e biznesit” në fund të viteve 1940 ishin të mbushura me shqetësime për një ngadalësim ekonomik, ku në të vërtetë ekonomia gjatë viteve 1948-1949 ishte në recesion ekonomik.

Sjellja e kujdesshme nga konsumatorët mund të jetë një arsye pse ka pak dëshmi historike të rritjes së inflacionit të shkaktuara nga pandemia.

Mësimi i dytë i madh nga rritjet ekonomike post-pandemike lidhet me “furnizimin e ekonomisë” si dhe ku prodhohen mallra dhe shërbime. Megjithëse njerëzit duket se janë më pak të interesuar për t’u argëtuar, disa mund të jenë më të gatshëm të provojnë mënyra të reja për të fituar para. Historianët besojnë se “Murtaja e Zezë” i bëri evropianët më aventurier.

Libri “Shigjeta e Apollonit” i Nicholas Christakisit nga Universiteti i Yale, tregon se pandemia e gripit spanjoll u dha vendin “shprehjeve të matura”.

Në të vërtetë një studim i Zyrës amerikane për Kërkime Ekonomike, botuar më 1948, zbuloi se numri i bizneseve fillestare “lulëzoi” nga viti 1919, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, ekonomistët kanë tërhequr një paralele midis pandemive dhe furnizimit të ekonomisë: përdorimi i teknologjisë.

Studiuesit në Fondin Monetar Ndërkombëtar thonë se, “ngjarjet pandemike përshpejtojnë pranimin e robotëve në kryerejen e punëve, veçanërisht kur ndikimi në shëndet është i rëndë dhe shoqërohet me një rënie të konsiderueshme ekonomike”.

Vitet 1920 ishin gjithashtu një epokë e automatizimit në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në telekomunikim, një nga punët më të zakonshme për gratë amerikane.

Ekonomistë të tjerët kanë tërhequr një lidhje midis “Murtajës së Zezë” dhe shtypshkronjës së Johannes Gutenberg.

Sidoqoftë, është çështje tjetër nëse automatizimi i privon njerëzit nga vendet e punës.

Disa hulumtime sugjerojnë që punëtorët në të vërtetë e bëjnë më mirë punën pas pandemive.

Mësimi i tretë i madh i periudhave të rritjes ekonomike pas pandemive lidhet me rritjen e pagave, që është produkt i ndryshimeve politike.

Politikëbërësit në të gjithë botën janë relativisht më pak të interesuar në uljen e borxhit publik ose largimin e inflacionit sesa në uljen e papunësisë.

Një punim i ri nga tre akademikë të London School of Economics, tregon se COVID-19 i ka bërë njerëzit në të gjithë Evropën të janë kundërshtarë të pabarazisë.

Presione të tilla, në disa raste, kanë krijuar çrregullime politike. Pandemitë kanë nxjerr në pabarazitë e mëhershme.

Një studim tregon që Ebola në vitet 2013-2016 rriti për 40 për qind dhunën civile në Afrikën Perëndimore. Kërkimet e fundit të FMN-së tregojnë se pesë pandemitë, duke përfshirë Ebolan, SARS dhe Zikan kanë pasur ndikim në 133 vende të botës që nga viti 2001.

FMN zbulon se këto pandemi çuan në një rritje të konsiderueshme të trazirave sociale.

“Është e arsyeshme të presësh që derisa pandemia zbehet, trazirat mund të rishfaqen në vendet ku ekzistonin më parë”, thotë FMN.

Trazirat shoqërore duket se arrijnë kulmin dy vjet pasi mbaron pandemia. Andaj, shijojeni rritjen ekonomike aq sa zgjat, e cila shumë shpejtë mund të ketë një kthesë sikurse në përralla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN