MENU
klinika

Champions League

Chelsea në finale për herë të tretë, Real i pafuqishëm

05.05.2021 - 21:57

Do të jetë një finale e gjitha angleze e këtij sezoni në Champions League. Chelsea fitoi 2-0 ndaj Real Madrid në Londër, teksa kishte barazuar 1-1 në Spanjë. Blutë shkojnë për herë të tretë në finale, teksa do të përballen me Manchester City më 29 maj.

Ëerner shënoi në minutën e 22-të, por ishte në pozicion jashtë loje. Por në të 28-ën nuk ishte dhe Chelsea gjeti golin e avantazhit. Një aksion i bukur i nisur nga këmbët e Kante që ka asistuar për Havertz. Ky i fundit ka goditur me parabolë përballë Courtois, topi prek traversën duke u kthyer, aty ku Ëerner me kokë e shtyn në rrjetë. 1-0 pjesa e parë.

Me të nisur e dyta, Havertz godet sërish traversën, kësaj here me kokë, por topi del jashtë. Më pas është Mount që humb një rast të artë, i vetëm përballë portierit, e con mbi portë. Në 60’ ishte sërish Havertz që gabon i vetëm, portieri Courtois pret me këmbë.

E pabesueshme, edhe Kante në 66’ gabon i vetëm përballë portierit të Real Madrid. Më pas Thiago Silva provon me kokë, jashtë. Për të ardhur në 85’, ku Kante rikuperon një top, pason për Pulisic dhe ky i fundit jep asistin për Mount, që nuk fal. Mbyllet 2-0, Chelsea në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN