MENU
klinika

Rritet oreksi i bluve

Chelsea tenton goditjen më të madhe të verës

09.05.2021 - 17:22

Pas thuajse sigurimit të zonës Champions për sezonin e ardhshëm dhe me dy finale për të luajtur, në FA Cup ndaj Leicester dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Cityt, Chelsea po mendon për sezonin e ri.

Këto angazhime nuk i pengojnë drejtuesit e bluve të Londrës të mendojnë për ekipin e ri, me trajnerin Tuchel që po bën mrekullira. Ata janë vendosur në kërkim të një goleadori dhe i preferuari është Herry Kane.

Tottenhem ka qenë zhgënjyes këtë sezon, ndërsa me shumë mundësi Spurs do të jenë edhe jashtë Ligës së Kampionëve, e në këtë formë, sulmuesi duket i hapur për një aventurë të re.

Megjithatë, për Chelsea nuk do të jetë e lehtë të bindë Tottenham, pasi lojtari britanik është në kontratë me ta deri në 30 qershor të vitit 2024. Ndaj, ajo që do të bëjë diferencën është oferta e cila duhet me patjetër të kënaqë Tottenham.

Gjithsesi, presidenti Roman Abramovich e ka treguar se është serioz në rast se kërkon një futbollist dhe me shumë mundësi do ta tregojë me Kane, pasi Tuchel në sezonin e ardhshëm ka detyrë ta nxjerrë skuadrën kampione.

Harry Kane është ndër lojtarët më të kushtueshëm në Evropë pas Mbappe, por mund të përdoren klauzola dhe shkëmbime lojtarësh. Me siguri Chelsea do të hiqte dorë një nga xhevahirët, si Ëerner, pasi Giroud nuk llogaritet më te blutë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN