MENU
klinika

Frrok Çupi

Çifti Berisha- Meta mund të mbërrijë në Hagë

20.05.2021 - 11:53

Sllobodan Milloshevic ishte njw lider kaq emblematik dhe kaq i akuzuar, sa Berisha dhe Meta, ditën kur e transportuan nga Ballkani për në Hagë.

A mund të gjykohen në vend, apo do t’i drejtohen Hagës, dy liderët e ‘Shqipërisë problematike’?

Kjo është pyetja.

Procesi që nisi Amerika ndaj Dr. Sali Berisha nuk është i thjeshtë, as i shkurtër. Këto janë ditët e para kur ish- presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta.

Asnjëherë  intuita dhe plaga e hapur e popullit nuk i ka ndarë prej njëri tjetrit këta dy ‘elefantë’ të korrupsionit. Ia kanë zbuluar krimet njëri tjetrit, por prapë bashkë; në të mirë edhe në të keq- të ngjitur te njëri tjetri. Edhe pasurinë, ka të dhëna se e kanë thuajse të barabartë, që shkon në miliarda dollarë. Gjithë kjo pasuri përbën rrezik për vendin tonë dhe për rajonin, kur është e vjedhur dhe kur është e përqendruar në dy duar të njerëzve me humor të keq.

Por rreziku i parë kaloi me goditjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara mbi Berishën. Sikur Amerika të mos ishte në krah të popullit shqiptar, kësaj here të dy ‘elefantët’ do ta shtypnin popullin e tyre si mizë. Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit këta ishin bërë gati ta hidhnin pasurinë në fushën e betejës për grushte shteti dhe për marrjen e pushtetit me dhunë.

Në përballimin e rrezikut të parë, garantë e sigurisë së popullit dhe shtetit shqiptar u ndodh ushtria amerikane dhe Nato-s në vendin tonë.

Çfarë ndodh me valën e dytë të rrezikut?

Edhe këtë e paralajmëroi saktë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinder në njoftimin e tij që e shpall dinastinë Berisha si familje non- grata në Shtetet e Bashkuara. Në atë letër të shkurtër shfaqet imazhi i tre ose katër akuzave penale mbi ish- presidentin, ish kryeministrin (ish gjithçka), Berisha:

Akuza e parë, ‘korrupsioni i rëndësishëm’:

Togfjalëshi paraqet fushën e gjerë të një korrupsioni ‘të rëndësishëm’ që nis te një tender dhe mbaron te financimi i terrorizmit, nga jeta luksoze e pinjollëve- deri te pagesa e grushteve të shtetit në rajon.

Akuza e dytë, ‘përdorimi i pushtetit për përfitimet e tij’.

Berisha edhe Meta ndodhen në të njëjtën enë. Pasurimi në kurriz të popullit mbi të cilin peshojnë, merr emërtesa të rënda, që nga shfrytëzim i njeriut deri te gjenocid. Shteti i drejtuar prej Berishës, në vitin 1997 sulmoi popullin me armë zjarri dhe armë kimike, shkaktoi luftë dhe vrau rreth 3000 vetë. Janë vrarë 4 protestues anti- korrupsion dhe është shënjuar në kokë shefi i opozitës me snajperin që mbante në dorë kryeministri Berisha.

Akuza e tretë ka lidhje me formimin e shtetit paralel dhe grupimeve të organizuara kriminale.

Kjo është kur thuhet përfitime ‘për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij’, që është shënuar fjalë për fjalë në letrën e Amerikës.

Akuza e katërt: ‘i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura’. Përtej akuzës shfaqet beteja e fundit Berisha- Meta për vrasjen e Drejtësisë. Vala e tretë, që nuk ishte parashikuar, është kjo që po ndodh sot e dje e nesër…

Partia e Berishës dhe simpatizantët e tij, po nxiten që të bëhen ‘gardh’ kundër Amerikës. Këta, që nga mediat sociale, po ngrenë një fluks anti- amerikan me të cilin shpresojnë t’i këpusin lidhjet me Shtetet e Bashkuara, të devijojnë orientimin e vendit dhe të mbrojnë Berishën. Shpesh ky fluks ngjan si një marrëzi islamike në mbrojtje të Palestinës.

Më afër shikoj Hagën se sa Lindjen e Mesme.