MENU
klinika

A kishte punë në pandemi?

Cili është qarku më “punëtor” në Shqipëri?

05.05.2021 - 12:26

Gjirokastra është qarku me shkallën më të lartë të punësimit për vitin 2020. Referuar publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave mbi Tregun e Punës, në Gjirokastër, 69% e popullsisë nga 15 – 64 vjeç i përkasin target grupit të të punësuarve. Ndërkaq, qarku i dytë më “punëtor”, është ai i Korçës, me 61.1% të punësuar nga po kjo grupmoshë.

Nga ana tjetër, referuar Instat, ndër qarqet me shkallën më të ulët të punësimit janë Lezha, konkretisht me 33.7%, si dhe Dibra, me 44.7%.

Sa i takon panoramës së përgjithshme të tregut të punës në rang rajonal, shkalla zyrtare e papunësisë në vitin 2020, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11.7 %, duke shënuar një rritje me 0.2% krahasuar me vitin 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist/ Kështu shprehen zyrtarët, por...

“Varfëria ekstreme është histori në Kinë”