MENU
klinika

Premier League, Java 36

City nuk toleron edhe pasi është shpallur kampion

14.05.2021 - 22:02

Bollëk golash mes Newcastle dhe Manchester City, plot shtatë të tillë, por në fund fitojnë Sitizens 3-4. Edhe pse të besuarit e Guardiolas janë shpallur kampionë, treguan se nuk tolerojnë dhe mbajnë ritmin.

Një fitore e arritur falë dy përmbysjeve të miqve. Dy përmbysje që mbajnë firmën e Ferran Torres, autor i një tregolëshi. Spanjolli, 21 vjeç e 75 ditë, është bërë lojtari më i ri që shënon tre gola në një ndeshje kampionati për një ekip të Pep Guardiola-s, duke thyer rekordin e vendosur nga Lionel Messi kundër Tenerife në janarin e 2010-ës (22 vjeç e 200 ditë).

Një tjetër protagonist i ndeshjes ka qenë Scott Carson, portieri 35-vjeçar që ka bërë debutimin e tij me Manchester City-n. Kjo ka qenë ndeshja e parë e Carson në Premier League që nga maji i 2011-ës me West Brom.

Ggjithashtu kundër Newcastle në St. James Park, me diferencën prej 3645 ditësh mes dy paraqitjeve që është më e madhja për një portier në historinë e Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN