MENU
klinika

"Por sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve"

Çun Lajçi nga Pulmologjia: Lehtë është me iu shtru bukë…

10.05.2021 - 07:44

Ju “sevaplitë” e Iftareve Ku ishit për Natën e Kadrit? * Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve ditën e bajramit e Natën e Kadrit!

Por * A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?

* A, s’asht sevap (nëse e keni për sevap e jo për biznis), me iu pru hurma Arabie e mish Kosove e bakllava Stambolli, nanave tueja, motrave tueja, baballarve tuej, të shtrimë nga covidi këtu n’zemrën e qytetit? Këta s’kan ramazan, se s’i lejon smundja, por kalori iu duhet shumë ma shumë mushknive t’grimcueme!

* Si s’iu vjen marre me dhanë aty ku s’duhet e me rrejtë Zotin në Natën e Kadrit o “sevapli” që edhe ju jeni mbushë gjynahe!

* Ejani spitaleve e kqyrni se njerëzit e juve dërgjavën nga virusi e Zoti, (jo dushmanat) e ju shisni mend me tryeza plot shesheve e pazareve! Hej Ku janë dofar zemërgjanësh si Behgjeti e Lazim Destani që shkepshin dikur bombona e fiq Arabie kur ktheheshin nga Haxhi!?

* Nga spitali, po iu shkruen njeni që s’rrin rehat n’amelet e veta e bërtet “Ikni Çuni ikni Çuni”! Jo po, ikni vallahi se Covidi edhe juve iu nxuni!

Pulmologji, 09.05.2021

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria nderohet tue ia nderua Kryeministrin se je vet Kryeministër..."

Thirrja prekëse nga shtrati e aktorit të madh Çun Lajçi: Albin, prano vaksinat e Ramës