MENU
klinika

Ç’kuptim ka secila për shëndetin?

Dekodimi i ngjyrave të fruta-perimeve

06.05.2021 - 07:46

Prodhimet e nënës natyrë nuk kanë etiketa ashtu siç kanë ilaçet dhe na tregojnë çfarë përmbajnë dhe çfarë funksionon për dhimbjet e kokës, gripit dhe dhimbjet e muskujve. Frutat dhe perimet na i tregojnë ato përmes ngjyrave. Pigmenti i tyre është ai që na jep një indicie rreth asaj se ç’mund të përfitojmë kur hamë produkte me ngjyra të caktuara. Nëse dëshironi të dini se cilat ushqimi do të blini herën tjetër, referojuni këtij artikulli i cili dekodon ngjyrën e frutave dhe perimeve duke treguar ç’përfitime ka secila.

E kuqja. E kuqja përdoret në pjesën më të madhe të restoranteve sepse nxit oreksin. Në rastin e ushqimeve, e kuqja nënkupton likopenin i cili njihet për reduktimin e riskut të prekjes nga disa lloje të caktuara të kancerit, siç është kancer i prostatës. Frutat dhe perimet me këtë nuancë përmbajnë gjithashtu folate dhe dhe vitaminë C, të cilat përfshijnë edhe flavonoidet të njohura për reduktimin e inflamacionit. Konsumoni sa më shumë domate, shalqi, speca të kuqe dhe portokaj të kuq. Mund të zgjidhni gjithashtu boronica të kuqe, pigmenti i kuq i të cilave nuk lidhet me likopenin, por antocianinat. Ky frut përmban tanina që nuk lejojnë bakeret të ngjiten në muret e qelizave tuaja.

Jeshile. Ju mund t’i mbani sytë të shëndetshëm duke ngrënë sa më shumë zarzavate që përmbajnë sasi të larta të luteinës. Luteina ndihmon në parandalimin e degjeneracionit makular si dhe kataraktit. Më mirë akoma, perimet që futen në grupin e atyre kruçifere si lakrat e Brukselit, brokoli dhe lakra kale mund të ndihmojnë gjithashtu në eliminimin e toksinave në trup, përgjegjëse për shkaktimin e kancerit. Shtimi i këtyre zarzavateve në dietën tuaj do të thotë gjithashtu që po merrni shumë vitaminë K, kalium, acide yndyrore omega 3, acid folik dhe karotenoide. Personat me tension të lartë është mirë t’i përfshijnë perimet me gjethe jeshile në dietën e tyre gjithashtu pasi ndihmojnë në uljen e tij.

E verdhë/ portokalli. Karotat, kungulli, kajsitë, patatet e ëmbla, pjepri dhe mangot janë frutat dhe perimet me pigmentin e verdhë ose portokalli. Kur shihni këto ngjyra, ato janë një tregues i mirë se produkti është plot beta-karoten i cili, përveç se shëndetit të syve, mund të ndihmojë gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar. Pazia dhe spinaqi janë gjithashtu plot beta karoten, por për shkak të sasive të larta të klorofilit, jeshilja e tyre është më e theksuar.

E bardha. Ju ndoshta shmangni gjithë gjërat e bardha kur bëni pazare, siç janë sheqeri i rafinuar apo buka, sepse nuk janë të mira për shëndetin tuaj, por duhet të bëni një përjashtim kur bëhet fjalë për perimet. Zarzavatet e bardha si qepët, qepujkat, hudhrat, preshi dhe lulelakra përmbajnë alicina të cilat njihen për aftësinë e tyre për të luftuar kancerin, për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular dhe për të reduktuar riskun e marrjes së infeksioneve bakteriale dhe virale.

Blu/Vjollcë. Për ata që duan të ruajnë shkëlqimin e përjetshëm rinor, duhet të zgjedhin ngjyrat e errëta. Produkte në ngjyrë vjollcë të thellë ose blu përmbajnë shumë antocianina, një lloj antioksidanti që stimulon qarkullimin, përmirëson shëndetin e trurit dhe shenjat e plakjes. Perimet dhe frutat në këto nuanca janë gjithashtu të dobishme në luftimin e kancerit dhe ndihmojnë me problemet kardiake, pasi parndalojnë mpiksjet. Boronicat, kumbullat, manaferrat, rrushi i kuq dhe lakra e kuqe janë ideale për t’u përfshirë në dietën tuaj.

Tani që i dini benefitet shnëdetësore të nuancave të ndryshme, mund të jeni kreativë në kuzhinë për të provuar kombinimet më të mira për shijen dh për shëndetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!