MENU
klinika

Kjo është mënyra që ju ndihmon

Dëshironi të ktheni bisedat në “WhatsApp”?

04.05.2021 - 09:24

“WhatsApp” mund të konsiderohet si aplikacioni më i përdorur në të gjithë botë.

Përdoruesit e tij shtohen nga dita në ditë dhe kompania gjithmonë e më shumë përpiqet që t’ju përshtatet atyre. Prej disa kohësh kompania ka vendosur opsionin e fshirjes së një mesazhe, të cilin pendohesh që e ke dërguar dhe mendon se personi tjetër nuk do e shohë. Por, jo. Ekziston një mënyrë që ai mund ta lexojë pas disa kohësh.

Për të gjithë ju që dëshironi të ktheni në telefonin tuaj bisedat e vjetra që i keni fshirë, “Android Central” ju tregon një mënyrë shumë të thjeshtë. Mjafton të fshini aplikacionin dhe ta shkarkoni përsëri. Pasi e shkarkoni do ju dalë një opsion “Backup” mjafton të klikoni aty dhe mesazhet do të rikthehen nga e para.

Në këtë mënyrë fshirja e mesazheve nuk është aspak e sigurtë, kështu që mendohuni mirë para se të shkruani diçka.