MENU
klinika

Ishte kthyer nga Spanja

Detaje mbi ekzekutimin e biznesmenit në Vlorë

11.05.2021 - 10:00

Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një 40-vjeçari, mesditën e djeshme në Vlorë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti, tip “BMW”, me targa “AB 797 CS”, ku po udhëtonte biznesmeni Bledar Birçaj, bashkë me një mikun e tij. Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:15 në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, ose në lagjen me emrin “Hajro Çakërri”.

Mësohet se Policia është vënë në ndjekje të një automjeti tjetër, që dyshohet se ka qëlluar në drejtim të “BMW”-së. “Në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘BMW’ me drejtues shtetasin B. B., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia.

VIKTIMA

Bledar Birçaj është ekzekutuar me armë dje në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. 40-vjeçari po udhë- tonte me një makinë “BMW” kur një makinë ka ardhur në drejtim të tij dhe nga mjeti është qëlluar me armë drejt makinës. Policia informon se viktima është Bledar Birçaj, i cili në 2011-ën ishte akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë, por më pas Gjykata e kishte shpallur të pafajshëm, madje ai kishte përfituar dhe dëmshpërblim për shkak të akuzës së padrejtë. Birçaj rezulton të jetë pronari i një bar-kafeje me emrin “The Boss”, që ndodhet në zonën “Lungomare” në Vlorë. Lokali administrohej nga vetë ai që prej vitit 2017. HETIMI Burime nga grupi hetimor Vendi ku ndodhi vrasja në Vlorë Viktima, Bledar Birçaj Makina ku u vra Bledar Birçaj thanë se një person i dytë ka qenë në makinë me Bledar Birçaj.

Nga informacionet e para mendohet se në momentin që autori/ët kanë dalë nga makina për të qëlluar me automatik, ky person që ndodhej në mjetin e viktimës ka dalë me vrap nga makina për t’u fshehur te garazhi që ndodhej aty afër. Hetimet janë përqendruar në disa drejtime, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete. Bledar Birçaj është arrestuar më 27 janar 2011 nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “Shkatërrim prone”. Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45- ditor dhe më pas në 9 mars 2011 Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, derisa Prokuroria ka pushuar hetimet për të. Birçaj ishte kthyer nga Spanja pak kohë më parë. Duket se pikërisht këtu janë përqendruar më shumë hetimet. Burimet thanë se lidhjet e mundshme me grupe kriminale në Spanje apo edhe ngjarje që lidhen me Spanjën janë pista kryesore e hetimit për atentatin e djeshëm në Vlorë. Në Spanjë 40-vjeçari shkonte shpesh dhe e bënte vajtje-ardhje drejt Shqipërisë, ndaj edhe Policia po verifikon lëvizjet dhe aktivitetin e tij atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN