MENU
klinika

Rastësi të bukura...

Sot festojnë të dy, Arbana uron publikisht Eduartin

07.05.2021 - 09:24

7 maji është një ditë speciale për çiftin e njohur, moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj.

Sot çifti festojnë ditëlindjen dhe rastësia ka bërë që ta kenë në të njëjtën ditë.

Mirëpo, këtë herë Arbana është treguar më e shkathët dhe sapo akrepat kanë shënuar 00:00, ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet të dy. Moderatorja i ka emocionuar të gjithë me fjalët dedikuar gjysmës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, ka shkruar Arbana.

Kujtojmë që çifti kanë vetëm pak muaj që janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Diell.