MENU
klinika

Masakroi çiftin Pasho duke i copëtuar në 4 valixhe!

Drejtësia italiane lë në burg Elona Kaleshin

19.05.2021 - 08:58

36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e arrestuar që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë  dhe masakrimin e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është lënë në burg.

Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi

Avokatët e Kaleshës kërkuan ndryshim të masës së arrestit, kalimin në arrest shtëpiak. Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho dhe sipas tyre kjo ishte një shënje se ajo nuk është përfshirë në vrasje.

“Fakti – shkruan gjyqtari hetues – se nuk janë gjetur gjurmë të Elona Kaleshës në valixhet që përmbajnë trupat e viktimave, nëse nuk çon në përkeqësim të akuzës, sigurisht që nuk hedh poshtë mundësinë e përfshirjes së saj në zhdukjen e tyre” . “Është mjaft e mundshme – vazhdon ai – që gjurmët thjesht kanë humbur me kalimin e kohës, mundësisë që valixhet të jenë trajtuar nga një bashkëpunëtor ose që ai kishte doreza”.

Në analizat e para të ADN-së ishin gjetur gjurmë të një mashkulli, por identiteti i së cilit nuk është barë ende i ditur.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.