MENU
klinika

Pas suksesit të “Future Nostalgia”

Dua Lipa është gati të sjellë një album krejt ndryshe

31.05.2021 - 12:20

Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia”. Mirëpo kjo nuk është një arsye që artistja shqiptare të bëjë pak pushim pasi ajo së fundmi ajo ka zbuluar plane të reja të mëdha. Dua po përgatit albumin tjetër të radhës.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.

Kentish thotë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.

“Ajo po fliste për albumin Nr.3 kur sapo kishim bërë të dytin. Mbase jeni duke pritur që të bëjë një pushim por ajo thotë se “Mirë, çfarë tjetër?” Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai.

Ajo i ka vënë vulën suksesit me 2 çmime të fituara në “Brit Awards”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte nominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN