MENU
klinika

Nuk ka gjë që e ndal!

Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards”

12.05.2021 - 10:12

Nuk ka më dyshim se Da Lipa është një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore në gjithë botën! Mbrëmjen e sotme ajo i ka vënë vulën suksesit me 2 çmime të fituara në “Brit Awards”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte nominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.

Dua u shpreh shumë e lumtur për çmimet e fituara dhe falenderoi të gjithë bashkëpuntorët e saj teksa u ngjit në skenë për të marrë kupën e saj të fitores.

“Dua të them falemindeit cdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”, u shpreh Dua pasi fitoi çmimin “Albumi më i mirë”.

Përveçse fitoi çmimet e rëndësishm, Dua Lipa hapi mbrëmjen me një performancë elektrizuese të disa prej hiteve të saj më të njohur nga “Future Nostalgia”. Gjithashtu këngëtarja shkëlqeu me pamjen e saj në tapetin e kuq.

Dua kishte veshur një fustan të verdhë me pika të zeza, që mbrapa kishte një bishtë të gjatë, fustanin e kishte kombinuar me një palë taka të larta në ngjyrë lejla dhe poshtë kishte veshur geta të zeza të shkurtra. Fustani së bashku me modelin e flokëve ju kujtuan të gjithëve Amy Ëinehouse, teksa ajo ka marrë pjesë në “Brit Aëards” në vitin 2007.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceremonia e madhe ndarjes së çmimeve

“BRIT Awards 2021”: Publikohet lista e fituesve