MENU
klinika

Agjenda e takimeve

Dy zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA vizitojnë sot Kosovën!

31.05.2021 - 10:04

Dy zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA do të vizitojnë sot Kosovën, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer.

Gjatë vizitës së tij dy ditore, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak do të ketë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak do t’i bashkohet zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ata së bashku do t’iu drejtohen mediave të martën, më 1 qershor, në orën 10:45, në zyrën e BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet plani “sekret” i SHBA

“Kosova ndahet, shqiptarët do bashkohen!”