MENU
klinika

Protagonistët e titullit tek Inter

Dyshja “Lu-La”, Vidal dhe triumfi i Antonio Contes

03.05.2021 - 12:29

Një titull që është pritur për 11 vite. Interi më në fund mund të festojë dhe shijojë suksesin. Pa ia hequr asnjë protagonist tjetër ekipit zikaltër, dyshja Romelu Lukaku-Lautaro Martinez bënë diferencën.

Një përzierje e teknikës, garës, talentit, emocioneve dhe shpirtit ekipor. Romelu Lukaku ka luajtur 33 ndeshje në Serie A këtë sezon, që do të thotë se humbi vetëm një ndeshje, atë kundër Parmës. Përveç shënimit të 21 golave, ai dha edhe 10 pasime goli.

Lautaro ishte edhe më i qëndrueshëm se Lukaku, kurrë nuk pati një problem fizik dhe luajti të 34 ndeshjet e këtij kampionati. Gjithashtu, pati një kontribut të madh me 15 gola dhe 5 asiste.

Një tjetër fitues është Arturo Vidal. Kilieni është shpallur 9 herë kampion vitet e fundit, me Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe tani Inter. Nga Italia në Itali, duke kaluar nëpër Gjermani dhe Spanjë.  Titulli i nëntë kombëtar në dhjetë vitet e fundit.

Për të mbërritur tek trajneri Antonio Conte, kampion me Juventus, me Chelsea dhe tani me Inter. Një trajner që tashmë hyn tek më të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

I gjithë populli zikaltër nisi që dje festën në piaza Duomo në Milano. Mijëra e mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror, një titull aq shumë i dëshiruar, sidomos këto 3 vitet e fundit, ku zikaltrit konkurruan fort për të thyer homogjeninë e Juventusit. Gjithsesi, kjo festë nuk ka kaluar pa kritika në Itali. Sa shpejt i harruat 121 mijë viktimat në vendin tonë! Ky ishte komenti i Komitetit Tekniko-Shkencor në Itali, duke iu referuar pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN