MENU
klinika

E vërtetuar shkencërisht

Ecja në këmbë për kaq minuta ul me 25% rrezikun e vdekshmërisë

16.05.2021 - 09:30

Udhëzimet aktuale zyrtare, për sa i përket aktivitetit fizik, rekomandojnë të paktën 150 minuta ushtrime aerobike të moderuara në javë, për të rriturit, që i bie pak më shumë se 20 minuta në ditë. Në fakt, rekomandimet e mëparshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë, Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive, ishin të paktën 30 minuta në ditë. Autoritetet që merren me aktivitetet fizike, duket sa kanë rënë në të njëjtin kurth si autoritetet që merren me ushqyerjen, duke na rekomanduar diçka që ata e mendojnë si të arritshme, në vend që të na informojnë për atë që thotë shkenca, dhe në fund të vendosim vetë. Ata kanë theksuar faktin se çdo aktivitet fizik është më i mirë sesa asgjë. Atëherë, përse të mos i tregojnë publikut të vërtetën?

Është e vërtetë se të ecësh 150 minuta në javë, është më mirë sesa 60 minuta në javë. Duke ndjekur rekomandimet aktuale për ecje, 150 minuta në javë, vdekshmëria e përgjithshme ulet me 7 për qind në krahasim me një jetë sedentare. Ecja 60 minuta në javë e ul normën e vdekshmërisë vetëm me 3 për qind, por ecja 300 minuta në javë, e ul vdekshmërinë me 14 për qind. Pra, nëse ecni 40 minuta në ditë, dyfishin e minutave të rekomanduara, ju përfitoni dy herë më shumë. Një orë ecje në ditë e ul vdekshmërinë me 24 për qind!

Sipas një analize që u bë për lidhjen e aktivitetit fizik me jetëgjatësinë u zbulua se, ekuivalentja e një ore në ditë ecje me hap të shpejtë (1.78 m/s) ishte e mirë, por 90 minuta ishin akoma më mirë. Po nëse ecim më shumë se 90 minuta? Fatkeqësisht, shumë pak njerëz stërviten kaq shumë në ditë, prandaj ishte e pamundur që të bëheshin studime për të hartuar një kategori të tillë. Nëse e dimë se 90 minuta janë më mirë se 60 dhe kjo e fundit më mirë se 30 minuta, atëherë përse rekomandimi thotë vetëm 20 minuta? Është e njëjta gjë si me udhëzimet dietike, të cilat na rekomandojnë të hamë sa më pak ëmbëlsira. Sa mirë do të ishte që të na i thoshin gjërat drejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!