MENU
klinika

"Pengesat vijnë nga Brukseli!"

Edi Rama për prestigjiozen italiane ‘La Stampa’: Fati i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian

07.05.2021 - 10:44

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë përveç integrimit Evropian. Kjo gjë është në interes edhe të vetë Brukselit”, është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për La Stampa. 

Rama ka folur për prestigjiozen italiane nga Firence, ku ishte dje për një të marrë pjesë në konferencën online me temë “Europa një botë që po ndryshon”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendit në BE po ecën me hapa të ngadaltë, për shkak të pengesave nga disa vende anëtare dhe kërkoi ndihmën e Italisë, për të tejkaluar këto pengesa.

«Ne jemi duke realizuar me sukses reformat e kërkuara nga ne, reforma në drejtësi është një nga ato arritje që duhet vlerësuar edhe pse jemi ende në mes të rrugës”, tha Rama.

Duke theksuar se ende është e pamundur të parashikosh sesi do të ecë rruga e integrimit btë vendit, për shkak edhe të vetë reformit të brendëshëm të vetë BE-së.

 “ Është më lehtë të parashikosh që Sassuolo do të bëhet kampion i Italisë , për të mos përmendur një skuadër të madhe si Juventusi që aktualisht po vuan sesa të vësh bast për të ardhmen e Evropës. Por sigurisht, BE-ja është një krijimi i pambaruar , është ende në progres ”, është shprehur kështu kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili aktualisht gjendet në Itali, si mysafir i konferencës ” The state of Union ” në Firence.

Rama në intervistën e tij theksoi se ardhmja e Ballkanit është puna dhe jo populizmi, duke mbështetur edhe njëherë fuqimisht iniciativa të tilla si Minishengeni Ballkanik.

“Status quo në Ballkan nuk është e qëndrueshme.  Ne në Ballkanin Perëndimor jemi demokraci të reja, do të thoja adoleshentë, të cilët duhet të rriten dhe të demonstrojmë se jemi  të besueshëm. Aktualisht hapa ynë më i besueshëm është zhvillimi sa më i shpejtë i një hapësire Ballkanike Shengen, që lejon qarkullimin e lirë  të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve,  për ta bërë më konkurrues tregun e shteteve të vogla”, deklaroi kryeministri.

I pyetur për influencën turke dhe kineze në Ballkanin perëndimor, Rama e ka vlerësuar ndihmën e presidentit Erdogan në përballimin e krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.

«Fatmirësisht presidenti i Erdogan na dha ndihmë për të dalë nga kjo krizë e rëndë shëndetësore. Në fazën e parë të pandemisë, BE na braktisi dhe ne mbetën të izoluar. Ne kemi kontaktuar me forcat tona me Pfizer, fillimisht me një udhëtim në New York si rrugëdalje për ne nga errësira, pastaj me AstraZeneca dhe së fundmi me Sinovac në Turqi . Kemi arritur vaksinojmë deri në 25 mijë doza në ditë”.