Kandidatja për kryetare të PD, Edit Harxhi ka paraqitur programin e saj politik, të bazuar në atë që ajo e quan “Vizioni i ri mbi idealet e vitit 1990”.
Në programin e prezantuar prej saj, synohet ringritja e Partisë Demokratike që sic thotë ajo do të shënojë edhe fundin e tranzicionit shqiptar.
Programi është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.
Harxhi zotohet se nëpërmjet shtyllave të paraqitura në programin e saj synon një Parti Demokratike ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë.
Harxhi thote se do te vije ne pushtet duke u bazuar ne keto shtylla:
✓ liria e individit,
✓ antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm,
✓ çështja kombëtare dhe interesi kombëtar,
✓ lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar,
✓ listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë,
✓ rinia shqiptare dhe punësimi i tyre,
✓ prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit,
✓ ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.