MENU
klinika

“Dy doza të Sinovac e ndalojnë Covid-19″

Ekspertët e OBSH: Vaksina kineze efikase, por…

06.05.2021 - 08:19

Vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por disa të dhëna për rrezikun e efekteve serioze anësore mungojnë, thanë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekspertët e pavarur të Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së e bazuan vlerësimin në rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili.

Vaksina Sinovac është autorizuar për përdorim në 32 vende dhe juridiksione, ndërsa janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj.

“Jemi shumë të bindur se dy doza të vaksinës Sinovac e ndalojnë COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) te personat 18 deri në 59 vjeç”, thanë ekspertët e OBSH-së.

Por, ata vunë në dukje se mungojnë të dhëna për sigurinë e vaksinës te gratë shtatzëna, te më të moshuarit dhe tek ata me sëmundje ekzistuese.

Sipas ekspertëve të OBSH-së, nuk ka të dhëna as për efektet e rralla anësore të zbuluara përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të vaksinës.

Analiza e vaksinës Sinovac ka nisur pasi ekspertët e OBSH-së kanë shprehur besim të ulët në të dhënat e Sinopharm-it kinez – kompanisë që ka prodhuar vaksinën. Deri më tash, OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac./Rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Bullgaria nuk tërhiqet: Nuk biem pre e presionit të ndërkombëtarëve

Ja vendimi që u miratua nga Këshilli i Ministrave

Garda e Republikës merr në ruajtje ambasadorin e BE

Paratë do të përdoren për të blerë armatime nga Turqia dhe…

Qeveria shton 92 milionë euro borxhe për shqiptarët

Veliaj u heq licencën operatorëve që nuk respektonin standardet

Së shpejti rikthehen abonetë e përgjithshme