MENU
klinika

17 të shoqëruar

Ekzekutimi i 38-vjeçarit në Vlorë, viktima i armatosur

22.05.2021 - 09:19

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë.

Krimi ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, pranë servisit të vëllait të viktimës.

Viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar 17 persona.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur pak kohë më parë.