MENU
klinika

SHÇBA del me sqarimin zyrtar

Ekzekutimi i Everest Cakës, a po hetohet policia e Elbasanit?

24.05.2021 - 10:26

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me ekzekutimin e Everest Cakës, pak ditë më parë në Elbasan, ngjarje në të cilën mbeti e plagosur dhe bashkëshortja e tij Silvana Caka.

Nga ana e SHÇBA mohohet që të kenë nisur hetime për Policinë e Elbasanit, lidhur me ngjarjen.

“SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta”, thuhet në reagim.

REAGIMI I PLOTE

SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

Everest Çaka, i cili u ekzekutua ne nje prite mafioze, në lagjen “Skënderbej”, dyshohet të jetë vrarë pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në muajin nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.

Burime për “Panorama.al” thanë se kjo është pista e parë në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes se Everest Çakës.

Sipas hetimeve, Çaka u vra me 12 plumba nga nje arme tip pistolete me selinciator ne nje prite mafioze, ndersa mbeti e plagosur ne parakrah bashkeshortja e tij Silvana Çaka e cila ndodhej në automjet me bashkëshortin.

“Panorama” mëson se urdhri për ekzekutimin e 41-vjeçarit, dyshohet të ketë ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkepunim të ngushtë me Prokurorine e Elbasanit po hetojnë edhe në një pistë të dytë, atë të hakmarrjes per shkak te hasmerive qe viktima kishte.

Kjo pasi 11 vite me pare, Everes Çakës i kanë vrarë vëllanë në Barcelonë, ngjarje për të cilën kane qene autore te dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Pas vrasjes së vëllait të Çakës, katër viktima do te regjistroheshin ne Elbasan. Ata ishin të gjithë të aferm të dy personave qe dyshohet te kishin marre pjese në ekzekutimin e vëllait të Çakës.

Everest Çaka, ka qene i dyshuar edhe për një ngjarje tjeter te rende, e ndodhur ne mars 2011, ku ne lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga nje plumb ne koke teksa flinin në një dhomë, dy vellezerit Xhelal dhe Pellumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe nje grua e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur per ti shpetuar plumbave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


zbardhet dëshmia e gruas

Si u ekzekutua Everest Çaka