MENU
klinika

Forca të shumta policie shpërndahen në qytet

Ekzekutimi i Everest Çakës/ Blindohet Elbasani

14.05.2021 - 18:03

Forca të shtuara policie janë vënë re pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Dhjetëra agjentë dhe oficerë policie janë shpërndarë në terren.

Korrespondenti i “Panorama” në Elbasan bën me dije se dy postblloqe janë ngritur në pika të ndryshme të qytetit, njëra prej të cilave në afërsi të vendit ku u ekzekutua pak ditë më parë 41 vjeçari Everest Çaka.

Ende nuk ka autorë të dyshuar për krimin, ndërsa një prej tyre i shoqëruar në komisariat arriti të arratisej.