MENU
klinika

Krijimi...

Ekziston një datë, kur Zoti përfundoi Gjithësinë!

18.05.2021 - 15:37

         Gjithësia u krijua më 27 prill 4977 para erës sonë, sipas 28-vjeçarit Johannes Kepler

Kepler (1571 – 1630), ishte astronom, astrolog – figurë kryesore në revolucionin shkencor të shekullit të 17-të, – Kepler krijoi ligjet e levizjes planetare, që u bënë bazë për teorinë e gravitacionit të Isak Njutonit. Kepler jetoi në një epokë kur mes astronomisë dhe astrologjisë nuk kishte asnjë dallim, por ekzistonte ndarje e fortë midis astronomisë, si degë e matematikës dhe fizikës, si degë e filozofisë natyrore. Gjithashtu, Kepler përdori argumente dhe arsyetim fetar në punën e tij, motivuar nga besimi se, Perëndia kishte krijuar botën sipas një plani të kuptueshëm përmes ndriçimit të natyrshëm të arsyes.

Lidhur me krijimin e Gjithësisë, ka disa teori; modeli kozmologjik më mbizoterues, është Teoria e Big Bang-ut (Shpërthimit të Madh) që është llogaritur të ketë ndodhur 13.798 miliardë vjet më parë.

Po ashtu, ka shumë teori rivale në lidhje krijimin.

Disa shkencëtarë nuk e dinë me siguri sesi u shkaktua Big Bang-u; shumë refuzojnë të spekulojnë, pasi mendojnë se nuk do të kuptohen.

Ka hipoteza të ndryshme për multi-verse (shumëgjithësi) dhe fizikantët, kanë sugjeruar se Gjithësia, mund të jetë një ndër shumë, madje mes një numri të pafund universesh që gjithashtu, ekzistojnë.

Ndërsa Johannes Kepler, shkruante ndërsa bëhej gati të shpallte përllogaritjet e veta, në librin “Harmonies Of The World”:

“Nëse më falni, unë do të gëzohem; nëse zemëroheni, do të duroj; Librin po e shkruaj për t’u lexuar nga bashkohësit e mi ose brezat e ardhshëm, kjo nuk ka rëndësi; libri i pret lexuesit e tij, për qindra vjet; Vetë Zoti, priti 6 mijë vjet që puna e tij të shihej.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


118-vjetori i vdekjes!

Mos e harroni Naimin, lexojeni!