MENU
klinika

Emra të njohur të ekranit dhe jo vetëm

Ermali zbulon për herë të parë aktorët e serialit “H.O.T”

17.05.2021 - 09:48

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri. Para disa ditësh producenti zbuloi gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin, e cila kohë më parë festoi ditëlindjen dhe në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

Gjithashtu së bashku me Jonidën, protagonistë të serialit do të jenë edhe Klea Huta e Irgen Çela. Ermali ka zbuluar se aktorja e radhës që do të përfshihet në serial është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale, Megi Pojani. Kjo e fundit e ka provuar veten si aktore në serialin “LLT” një prodhim i “Anabel Media” dhe në filmin “2 gisht mjaltë”.

Por siç duket nuk do të jenë vetëm këta “yjet e serialit”, sepse së fundmi  në emsionin “Dola te Ola” ai ka zbuluar emrat që do të jenë pjesë të tij. Mes tyre do të ketë një rikthim edhe të Inis Gjonit, e cila na ka munguar në ekran.

Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela. Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia, janë aktorët që do të luajnë në serialin “H.O.T” Ndër të tjera ai tha se serialit t’i bashkohet edhe ndonjë personazh nga politika.

Kujtojmë se seriali i Mamaqit mban titullin “H.O.T”, që është akronim dhe domethënien e këtij emri do e zbulojmë më vonë, ndërsa përsa i përket transmetimit, do të jepet në ekran nga 15 tetori.