MENU
klinika

"E prekur pa masë dhe e përulur..."

Ermonela Jaho, pjesë e Akademisë së Shkencave…

29.05.2021 - 15:34

Në Akademinë e Shkencave,  janë pranuar 17-të personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019.

17-të personalitete të jashtme janë pranuar në Akademinë e Shkencave, të cilët do të kontribuojnë në cilësinë e ekspertëve në fushat e tyre. Mes tyre është edhe sopranoja e njohur shqiptarë me famë botërore, Ermonela Jaho.

Lajmi u bë i ditur nga vetë sopranoja, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e cila theksoi se është e prekur nga kjo gjë.

“E prekur pa masë dhe e përulur për nderin e madh të pranimit si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ju faleminderit’‘, ka shkruar Jaho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulon detaje mbi jetën e ikonës franceze

Një ekspozitë në Paris kushtuar Simone Veil