MENU
klinika

Formula 1

Fat i keq i Leclerc, tërhiqet nga gara e Monte Carlos

23.05.2021 - 15:14

Fat i keq për Ferrari-n e Charles Leclerc, që nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Monaco. Pasi ka shmangur penalizimin me 5 pozicione në start për zëvendësimin e kambios, piloti pati probleme tek e njëjta kambio gjatë xhiros së warm up.

Leclerc ka qenë i detyruar të shkojë në bokse. Më pas ka ardhur njoftimi i Ferrari-t se Leclerc nuk do të garojë. Vërtet mëkat, pasi shpresoj që më në fund Ferrari të kthehej fitues.

Leclerc zuri vendin e parë dje në pole position, por në xhiron e fundit u përplas me bordurat. Sic duket, kjo ka sjellë probleme në makinë, që është dashur të tërhiqet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN