Në janar të vitit të shkuar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që u pagëzua me emrin Noah.
Moderatorja iu përkushtua tërësisht të voglit por duket se tashmë ka ardhur koha që ajo t’i rikthehet ekranit.
Kësaj here, Fatmën do ta shohim në “Euronews Albania”, me emisionin e ri “Gen Z”, emision me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre.
Në llogarinë e saj në Instagram, Fatma ka ndarë videon promo të programit, ku shkruan:
“Nje projekt qe e kam vertete perzemer!
Repost• @euronews_albania Gen Z është emisioni më i ri në Euronews Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të showbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre. Nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani, Gen Z premton mjaft momente të bukura e frymëzuese. Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni duke filluar nga java tjetër, çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30, në Euronews Albania.”