MENU
klinika

Wembley gati për 11 korrikun

Finalja e Europianit me 90 mijë tifozë?

25.05.2021 - 18:26

Pandemia po shkon drejt fundit në shumicën e vendeve evropiane, përfshirë Anglinë, që po ecën me ritme të shpejta në vaksinim, proces që mund të përfundojë në fillim të korrikut.

Nisur nga kjo, Federata angleze po punon fort që finalja e Kampionatit Europian, që do të luhet në “Wembley” në datën 11 korrik, të zhvillohet në të gjithë kapacitetin e saj me tifozë, plot 90 mijë.

Ministri i Kulturës në Britaninë e Madhe, Oliver Doden, u shpreh se dy sfidat e Anglisë, ndaj Kroacisë më 13 qershor dhe ndaj Skocisë më 18 qershor, do të luhen në prani të 22 mijë shikuesve, ndërsa po punohet për një hapje të plotë të stadiumit për shikuesit në finalen e Euro 2020.

Wembley stadium
Wembley stadium

Nëse nga 21 qershori qeveria britanike do të heqë masat kufizuese, atëherë në finale do të jetë një numër i lartë tifozësh që nuk ka qenë askund këto 15 muajt e fundit.