MENU
klinika

Elbasan/ mijëra besimtarë kanë mbushur sheshin

Fitër Bajrami rikthen faljen e namazit në sheshin ‘Genscher’

13.05.2021 - 10:35

Këtë mëngjes, edhe në Elbasan mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Gensher” për ceremoninë e faljes së namazit. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar pandemik me kufizime të forta, besimtarët u lejuan të grumbullohen në shesh, aty ku u vërejt një pjesëmarrje e lartë e tyre. Ligjerata për të gjithe besimtarët u mbajt nga myftiu Agim Duka i cili foli për simbolikën e Fiter Bajramit .

Entuziastë janë shprehur edhe besimtarët të cilët këtë vit kanë mundur ta falin në ambient të hapur bashkë Fiter Bajramin. Ata janë shpresëplotë se këtë vit do ti kthehemi normalitetit , duke iu referuar pandemisë e cila prej më shumë se një viti kërcënon mbarë globin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshmia e të mbijetuarës dhe të një kalimtari

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në sy të gruas në Elbasan