MENU
klinika

“Masakra elektorale është vetëm gjysma e të vërtetës"

Fjala e Nishanit në Këshillin e PD-së: Jemi në pikën më kritike pas 97-ës!

16.05.2021 - 20:45

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD deklaron se jemi në pikën më kritike pas 97-ës, ndërsa shprehet se PD ndodhet në gjendje dëshpërimi me përmasa të paimagjinueshme.

Nishani deklaron se “nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangsterësh”. Megjithatë ai vë në dukje se masakra elektorale është vetëm gjysma e të vërtetës, pasi pjesa tjetër është përgjegjësia e demokratëve në betejën zgjedhore.

“PD sot ndodhet në një situatë dëshpërimi, zhgënjimi, udhëkryqi, por edhe momenti historik. Së pari dua të shpreh simpatinë, solidaritetin dhe mirënjohjen time për të gjithë kandidatët tanë për deputetë për betejën e pabarabartë që zhvilluan. Mbi të gjitha për demokratët, aktivistët, shtabet tona elektorale, komisionerët, numëruesit, strukturat e partisë, për sakrificat e bëra në një betejë elektorale, jo vetëm anormale, por me një regjimi gangsterësh. Sot Shqipëria ka mbetur peng e të njëjtit regjim që do të vendosë fatet e këtij vendi edhe për katër vite të tjera. Pavarësisht skandaleve, dështimit, korrupsionit dhe shkatërrimit të shtetit që shkaktuan në 8 vite, sot jemi thirrur nga kryetari i partisë për të analizuar masakrën elektorale. Po masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës së hidhur. Por gjysma tjetër e të vërtetës po aq e hidhur, është dështimi ynë për të fituar këtë betejë, cka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë. U dëshpëruam nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegien e mandateve në Parlament, por sërish e rikuperuam. U dëshpëruam nga dështimi dhe kostoja e madhe politike që morëm nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019-ës por përsëri e rikuperuam. Sot dëshpërimi është në një përmasë të paimagjinueshme”, tha Nishan