2020 solli një rritje të fataliteteve krahasuar me 2019. 27.605 qytetarë kanë ndërruar jetë përgjate vitit 2020 dhe shumica e tyre ishin nga Gjirokastra.
Raporti vjetor i publikuar nga Instituti i Statistikave ka nxjerr në pah se koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve është në Qarkun e Gjirokastrës me 1556,9 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun e Tiranës me 784,1 vdekje.
3 shkaqet kryesore të vdekshmërisë janë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, të aparatit të frymëmarrjes dhe tumoret.
Gjirokastra mban vendin e parë për vdekshmërinë më të lartë, por edhe për rastet më të shumta të vdekjeve nga tumoret dhe sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, por kur flitet për probleme të aparatit të qarkullimit të gjakut që është dhe shkaktari më i madh i vdekjeve, është Shkodra që del në krye të listës me numrin më të madh të fataliteteve.
Kryeqyteti qëndron në fund të kësaj liste edhe për këto grup sëmundjes.