MENU
klinika

“Nuk dua të bëj skandal”

Gjon’s Tears ka dy fjalë të fundit për Alketa Vejsiun

29.05.2021 - 12:32

Gjon Muharremaj arriti të renditej i treti në “Eurovision 2021” me këngën “Tout l’Univers”, me të cilën përfaqësoi Zvicrën.

Por pak muaj më parë, këngëtari tha se ka dashur të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e madh të muzikës në Evropë, madje tha se kishte aplikuar edhe në Festivalin e RTSH-së, por nuk është pranuar.

Ai u shpreh se kishte komunikuar me moderatoren Alketa Vejsiun, e cila fillimisht i kishte thënë të aplikonte, por më pas e kishte telefonuar duke i thënë “se ishte shumë vonë për të marrë pjesë”.

Ndërsa shtoi se Vejsiu i kishte thënë se do merrte pjesë në Festivalin e Këngës si i ftuar, por sipas tij, “çuditërisht kjo gjë nuk ndodhi”.

Pas deklaratave të Gjon’s Tears dhe renditjes së tij në vendin e 3-të, reagoi edhe Alketa Vejsiu, e cila dha versionin e saj. Prezantuesja u shpreh se ajo dëshironte shumë që artisti të ishte pjesë e Festivalit por “ardhja e këngës ishte jashtë kohe dhe për më tepër në frëngjisht”.

Së fundmi, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”, Gjoni ka folur për herë të fundit për këtë temë duke thënë:

“Me thënë të drejtën nuk është gjë që më intereson shumë. Nuk e kisha dëgjuar më parë deklaratën e Alketës. Unë kam bërë të pamundurën të shkoja atje dhe është gjë shumë e bukur.

Nuk po them që gjithmonë kanë tentuar të më ulin poshtë apo të mos më marrin. Unë tani nuk dua të bëj skandal, asgjë, sepse nuk e kam problem.

Unë arrita ta realizoja në Zvicër këtë gjë dhe jam shumë krenar që ndodhi në Zvicër dhe s’kam asnjë problem me asnjëri. Unë jam shumë i lumtur që u bë ‘Eurovision’, kështu që nuk kemi pse të bëjmë asnjë skandal. Për mua kjo është histori e vjetër, kështu që le të shkojmë përpara”,- u shpreh këngëtari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Origjina ime, pasuri e jashtëzakonshme"

“Maneskin” morën votat e publikut, Gjoni ato të Jurisë

"Nuk u vlerësuam me pikë nga fqinjët"

Aktori shqiptar shpërthen i revoltuar pas “Eurovision”


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?