MENU
klinika

Në ndeshjen Sopoti-Mirdita

Godet gjyqtarin dhe e gjakos, futbollisti u ikën policëve

05.05.2021 - 15:57

Sërish dhunë në futbollin shqiptar. Ndeshja mes Sopotit dhe Mirditës e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A, është ndërprerë për të mos vijuar më.

Librazhdiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1 me gola të Mziut dhe Sejdinit, teksa ndeshja luhej në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.

Bëhet me dije se një futbollit i Mirditës ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj, duke e gjakosur. Por nuk mbaron me kaq. Agresori është më pas është futur në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset.

Kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia ka mbathur dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë. Uniformat blu janë vënë në kërkim të lojtarit, ndërkohë që po merren në pyetje lojtarët dhe stafi i Mirditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN