MENU
klinika

Mosha ecën, ata mbeten të njëjtët

Goleadorët në Evropë, u thyen 3 rekorde

24.05.2021 - 22:01

Me mbylljen e sezoneve, u shpallën edhe shënuesit më të mirë në ligat përkatëse. Robert Lewandowski shkëlqeu me 41 gola në Bundesliga, duke thyer edhe rekordin e Gerd Muller 49 vite më parë.

Sulmuesi polak i shënoi këto gola në 29 ndeshje, me një mesatare 1.41 gola për takim. Lewa mori Këpucën e Artë në Gjermani dhe në Europë. Në vendin e dytë u rendit Lionel Messi me 30 gola.

Ndonëse ai nuk luajti në sfidën e fundit, theu një rekord personal. Argjentinasi fitoi Këpucën e Artë për herë të pestë radhazi në La Liga, duke kaluar kështu dy legjenda, Alfredo Di Stefano dhe Hugo Sanchez, që e kanë fituar 4 herë radhazi.

Messi u shpall shënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll për herë të tetë, duke thelluar rekordin e vendosur vitin e kaluar, kur të tjerët janë ndalur në 6.

Në vendin e tretë u radhit Cristiano Ronaldo me 29 gola. Portugezi pati shansin e mirë të barazonte apo kalonte Messin, por nuk luajti në ndeshjen e fundit. Megjithatë, CR7 fiton Këpucën e Artë në Itali, hera e parë për të në 3 sezone.

Ronaldo e ka fituar këtë titull edhe në Spanjë dhe Angli, duke u bërë i vetmi që fiton në 3 ligat më të forta europiane. Askush nuk e ka bërë këtë në 3 nga pesë ligat kryesore europiane.

Në vend të katërt Andre Silva i Frankurt me 28 gola dhe në vend të pestë Haaland me 27 gola. Interesent fakti se 3 goleadorë janë nga Bundesliga, edhe pse janë 34 javë dhe 38 si në ligat e tjera.

Pastaj vjen Mbappe me 27 gola, që fiton trofeun e goleadorit në Francë. Ndërsa Harry Kane i mori trofeun Salah me 24 gola në javën e fundit të Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN