MENU
klinika

Vidhen paratë në arka

Grabiten kishat në fshatrat e Fierit

23.05.2021 - 12:14

Dy kisha kanë rënë pre e grabitjeve në fshatrat Libofshë dhe Vanaj të Fierit.

Policia bën me dije se në njërën prej tyre, janë grabitur rreth 2000 lekë të reja, ndërsa në kishën e dytë duket se nuk ka patur para.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet dhe plagosja me thikë e 28-vjeçarit

Dhunohet mjeku në spitalin e Fierit