MENU
klinika

Hapen baret dhe restorantet

Greqia përgatitet për nisjen e sezonit të turizmit

04.05.2021 - 08:00

Tryezat e restoranteve dhe kafeneve vetëm në ambientet e jashtme, janë mbushur përsëri në gjithë Greqinë duke respektuar distancat dhe masat e përcaktuara nga autoritetet.

Rihapja e tyre në ditën e dytë të Pashkës, gjashtë muaj pasi kanë qenë të mbyllura, vjen në një moment kur lehtësohen edhe disa masa të tjera si zvogëlimi i orës policore, duke i paraprirë hapjes së industrisë së turizmit pas disa ditësh. Mediat televizive kanë transmetuar pamje nga shumë restorante në zonat turistike të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera të vendit me tryeza të mbushura plot me klientë që shijonin jo vetëm ushqimin, por edhe atë liri të munguar prej fillimit të nëntorit të kaluar.

“U ndjemë përsëri si kohët e vjetra, që dilnim, merrnim frymë lirisht, megjithëse maska ende na shqetëson, mirë do ishte ta hiqnim atë plotësisht, por besoj se me kalimin e kohës edhe kjo do të ndodhë “- tha një kliente.

Sipas rregullave të reja nuk lejohen klientë në këmbë në kafene dhe as muzika, lejohen maksimumi gjashtë klientë për tryezë, ndërsa personeli duhet të kryejë detyrimisht një herë në javë në shtëpi, testet që jepen falas.

“Çdo fillim ka vështirësitë e tij, por ne jemi nga natyra optimistë, besnikë ndaj detyrës sonë, ndaj klientëve tanë, me dashuri dhe perkushtim dhe besojmë se gjithçka do të shkojë mirë”- tha Spyros Bairaktaris, pronar restoranti.

Me gati 10600 viktima prej fillimit të pandemisë dhe rreth 800 të intubuar në këto momente, Greqia ka lehtësuar gradualisht kufizimet, pavarësisht niveleve të larta të infeksioneve dhe shtrimeve në spital që kanë tensionuar sistemin e saj shëndetësor.

Duke pritur rihapjen e turizmit në 15 maj dhe bizneseve që lidhen me të, qeveria po përpiqet t’i japë një hov edhe më të madh vaksinimit që ka shkuar deri tani në mbi 3.1 ml vaksinime qytetarësh me dozën e parë dhe gati në 1mln edhe me dozën e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritshmëritë nga viti 2020

Greqia i mban shpresat tek turizmi


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi