MENU
klinika

Medvegjasit në fjalët e urta

Grues t’krehne e udhës t’rrehne mos ju daj…

31.05.2021 - 18:13

         Një lloj i veçantë i krijimtarisë gojore janë edhe fjalët e urta popullore, që me pak fjalë shprehin domethënie të madhe.

Të tilla hasen edhe në trevën e Medvegjës, përmes së cilave janë shprehur të gjitha aspektet jetësore, si: puna e mospuna, shkathtësia dhe dembelia, besa dhe pabesia, miqësia dhe armiqësia, e drejta dhe padrejtësia dhe shumë e shumë aspekte jetësore, që janë dëshmi e mendjemprehtësisë dhe vigjilencës së popullatës së kësaj treve.

Duke e parë rëndësinë që kanë fjalët tona të urta, por edhe krijimtaria jonë gojore në tërësi, kohë pas kohe kam vjelë diçka nga e gjithë ajo pasuri, që na e kanë lënë trashëgimi të parët tanë:

 

Kamlamja, gojëthamja

Ma mier laknuer per veti, se pite ngjeti

Dy t’game sa ni e pame

Qeni i keq ta bjen ukin n’shpi

Fjala e njerkes si dielli i vjeshtes

Miku mikut i get 40 vjet perpara

Kanari nuk ka vlla

Hajduk aga s’i kan thanë kurkuj

Mishi i fukaras asht batha

S’ka mish pa asht, as fjalë pa bisht

Si t’martohesh t’zihet bishti me derë

Nusja ni ditë kshyret per dokë

Gjarpni s’ kapet per bishti

Sa t’ken ujë n’deti s’nalet ryshfeti

Grat e fisit si degt e lisit

I meçmi sheh edhe mas kodre

Me pas ba burr dika leshi, e kish ba dashin

Me fmi s’un e ka shty as mreti

Pasqyrja e burrit asht grueja

Puna e mier flet vet

Buka asht veç per t’untin

Bukë t’lig e nuse t’keqe s’ka

Bane kmish per veti, toni qite ngjeti

Grues t’krehne e udhes t’rrehne mos ju daj

Pej hajni rueje kuleten, pej shtiesit jeten

I keshni t’kesh

Njerit mos ja kshyr gunën, po punën

Njerit si kshyret doka, po baroka

N’darzum pa thirr nuk shkohet

Sivjet merr n’thue e n’mot rrxohesh

Tuxhari as anrrat s’t’i kallxon

Çka ban nata, kallxon dita

Peni kputet ku asht mas holli

Kur martohet fukaraja, edhe tupani çkyhet

Harrna jemi, harrna s’kemi

Pa e dhanë t’pakten, s’e merr t’shumten

Ha bukë, po le ven per ujë

Me mik ha e pi, po pazar mos ba

Ma mier me t’lyp veni ty, se ti venin

Çka e bjen vera, e han dimni

Pazari e dimni han gjithçka

Syni asht i vllai detit

Hirra e kosi ni nanë e kanë, po njajt s’janë

Musteqe ka edhe maqorri

Nana e tokes asht puntori

Pika, pika mushet pusi

Gjumi asht gjysë deke

Shit e ble, dekë e le s’nalen kurr

Sahati i fukarasë asht knuesi

Ftyra nuk asht ni ekter ven

I ngiti t’untit s’ja beson

Hajduki ta vjedh dhevn ner kam

Kur t’djeg tamli, i fryn edhe kosit

Edhe rrena don kryp

Fjala ner sy asht hallall

Kur tutesh se po fikesh, koritesh

Grueja sunin e ka pej babes

Musafiri nuk t’fik

I forti t’rreh e s’t’len me kajt

Miku ta thot ner sy, armiku pas shpine

Me zjerm e ujë lojë nuk ka

Lakna për laknuer, burrnia për burr

Qeizi i nuses asht qiknia

Teshat s’t’bajn nuse, ori puse

Skamja asht derë hekri

E shënoi Bafti Krasniqi, gjatë viteve 1956-1965

BAFTI I KRASNIQI DHE GJENEALOGJIA FAMILJARE
(MONOGRAFI)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit