MENU
klinika

Formula 1

Hamilton rikthehet me fitore dhe në krye

02.05.2021 - 17:31

Për të dytin vit radhazi, Lewis Hamilton me Mercedes fitoi Çmimin e Madh të Portugalisë në Portimao, garën e tretë të Botërorit e Formula 1.

Britaniku fitoi ndaj rivalit Max Verstappen, ndërkohe që finlandezi Bottas mbyll podiumin në vend të tretë, pasi kishte marrë “pole position”  në provat zyrtare.

Gara përjetoi disa parakalime spektakolare të Verstappen ndaj Hamilton, i cili nuk mungoi të kundërpërgjigjej. Ferrari i Leclerc dhe Sainz radhiten respektivisht në vend të 5 dhe të 11, duke mos konkurruar në asnjë moment për fitore.

Ky ishte triumfi i 97 në karrierë për Lewis Hamilton, që rikthehet në krye të klasifikimit, duke lënë pas vetes pikërisht Verstappen. Piloti holandez duket se është i vetmi rival i britanikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN