MENU
klinika

Atentati në Vlorë

Identifikohet personi i tretë që ndodhej në makinën e viktimës

12.05.2021 - 10:29

Zbardhet identiteti i personit të dytë që ndodhej në makinë, përveç biznesmenit Bledar Birçaj, që mbeti i vrarë mesditën e së hënën në Vlorë.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli, i cili ishte në pjesën e pasme të mjetit tip BMW. Mësohet se Zeneli është kushëri i viktimës, pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, gazetarja Lala ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

Kujtojmë se në videon e publikuar nga momenti i atentatit shihet vetëm një person, efektiv i Anti-drogës që zbret nga makina e viktimës, i cili arriti që të shpëtonte mrekullisht nga plumbat. Po ashtu në video shihej se si hapej dera e pasme e pasagjerit, ndërkohë që policia nuk njoftoi për faktin se në automjet kishte një tjetër person.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vrau kushëririn me armë gjahu pas sherrit për tokën

Gjykata jep vendimin për Kastriot Hasallën

Subashi jep lajmin e mirë për qytetarët

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier

Ja si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit!

Sot termometri shënon 41 gradë në qarkun e Beratit

Zjarri i Karaburunit po i drejtohet banesave

Situatë alarmante në Dukat-Fushë

“Ferri” rikthehet në dielën

Temperaturat sot dhe nesër ulen me dy gradë