MENU
klinika

Serie A, Java 38

Inter feston titullin kampion me 5 gola

23.05.2021 - 17:00

Nuk kishte mbyllje më të mirë për Interin kampion, që mori një triumf me goleadë 5-1 kundër Udineses. Zikaltrit shkëlqyen në ndeshjen e fundit, teksa në këtë ndeshje realizuan 5 futbollistë të ndryshëm.

Siparin e golave e hapi mbrojtësi i krahut Young, i cili kaloi në avantazh zikaltrit pas një asisti nga Lautaro në minutën e 8-të të takimit. 1 minutë nga fundi i pjesës së parë ishte mesfushori danez, Kristian Eriksen i cili dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë zikaltrit ju falën golave të Lautaro, Perisiç dhe Lukaku për të festuar titullin me një “manita”. Goli i Lukakut ishte qesharak. Zikaltrit ngrenë kështu trofeun duke u shpallur kampion  të Serie A për herë të 19-të në historinë e klubit zikaltër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN