MENU
klinika

Çmimi: “Ordine della stella d’Italia”

Inva Mula vlerësohet me çmim në Itali

25.05.2021 - 11:39

Inva Mula është nga ata emra që e përmendim me krenari kur duam të tregojmë origjinën tonë kudo në botë. Gjithë suksesin që ka ajo prej vitesh në tregun ndërkombëtar si soprano e artiste, herë herë ia atribuojmë kombit me shumë krenari. E nga sot do kemi një arsye më tepër. Inva Mula është vlerësuar nga presidenti i Italisë me ‘Ordine della stella d’Italia’, një çmim që i jepet të gjithë individëve që kanë dhënë kontribut në Itali e vendet me të cilat ajo ka partneritet në fusha të ndryshme. Motivacioni me të cilin Inva u vlerësua është: merita të veçanta në promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis Italisë dhe vendeve të tjera. Sigurisht, Inva është vlerësuar për artin e saj, me të cilin ka ngritur peshë zemrat e publikut në gjithë skenat më të famshme operistike.


Në fjalën e tij Ambasadori i Italisë në Shqipëri është shprehur ndër të tjera: “Inva Mula ka qenë dhe është një frymëzim për breza të tërë, jo vetëm shqiptarë, po edhe italianë, në muzikën operistike. Ajo është një ikonë absolute e muzikës klasike dhe jemi shumë të lumtur që po i dorëzojmë këtë çmim”.

Inva është shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe e bija, ndërsa merr në dorëzim çmimin në ceremoninë zyrtare. Në ceremoni ishin të pranishëm shumë pak njerëz, familjar dhe miq të ngushtë të sopranos, ndër ta edhe artisti shqiptar në kulmin e karrierës operistike nëpër botë, Saimir Pirgu.

Sukseset nuk kanë fund për Invën, e sa krenarë jemi ne për të!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U sulmua pasi mbështeti palestinezët

Dua Lipa reagon e revoltuar ndaj prestigjozes amerikane