MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kalova gripin, por më ka mbetur kolla…

20.05.2021 - 10:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Në dhjetor kalova gripin me kollë, temperaturë të lartë dhe ethe. Kolli më zgjati ca si shumë, pavarësisht mjekimit me Ampicillinë capsule 3×2, shurup Bisolvon 2×30 pika dhe 3 ditë nga 1 ampulë Prednizolon. Pas këtij mjekimi kolla m’u rrallua pak vetëm për një javë. Tani ka më shumë se një muaj që kam kollë. Në fillim e kisha thjesht kollë ngacmuesë të thatë në fyt, tani e kam kollë me sekrecione, sidomos gjatë natës, kur eci shpejt apo kur dal në mëngjes. Si mund të veproj në këtë rast?

Mjeku: Nisur nga ajo çka përshkruan pacienti më lart, gjëja e parë që unë do i rekomandoja është që të bënte patjetër një grafi pulmoni për të parë nëse sëmundja (gripi) ka kaluar në bronkopneumoni. Nëse pas grafisë rezulton se kemi të bëjmë më një bronkopneumoni, atëherë duhet të vazhdojë konsultat me mjekun pneumolog, megjithëse nga të dhënat nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë problem kardiak.

Pse problem kardiak?!

Sepse pacienti pëshkruan që kolla i shtohet kur ka efort/sforcim dhe lodhje dhe të gjitha këto na bëjnë të mendojmë për ndonjë problem të mundshëm kardiak. Unë do e rekomandoja të mos i anashkalonte këtë simptoma, por sa më parë të kërkojë asistencë mjeksore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.