MENU
klinika

Anxhela Peristeri “ndez” Eurovision-in

“Karma” ngjitet në skenë për herë të parë

12.05.2021 - 09:54

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e festivalit ndërkombëtar të këngës,  para pak ditësh, ajo ka treguar se është nisur për në Rotterdam, Hollandë, përmes një postimi në Instagram.

“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar Anxhela krahas fotos, ku shfaqet e ulur mbi valixhe teksa mban një flamur kuq e zi në dorë. Vihet re se në bluzë mban të shkruar titullin e këngës përfaqësuese “Karma”.

Anxhela ka mbajtur provat e saj të para ditën e sotme në skenën e Ahoy me këngën përfaqësuese “Karma”. Përmes disa postimeve në InstaStory, Anxhela ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne sapo mbaruam provat tona të para dhe këtu jam me të gjithë ekipin tim. Ishte fantastike dhe unë e shijova shumë. Faleminderit dhe ju dua të gjithëve”, ka thënë Anxhela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

Me ceremoni të reduktuar për të dytin vit radhazi

Mbretëresha Elizabeta II feston ditëlindjen e 95-të

Pas kaq vitesh ribashkim për episode të reja

Vjen fotoja e parë e 3 vajzave të serialit të famshëm

Brenda pak ditësh ajo feston 2 muaj jetë

Kur vjen puna tek Nina mami Arbenita nuk toleron askënd

Reagon për herë të parë Aleksandër Gjoka

Gjykata e la në arrest shtëpie pas aksidentit