MENU
klinika

Të ankimuara nga LSI-ja

KAS hap sot 24 kutitë e votimit të qarkut Berat

17.05.2021 - 09:01

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hap sot 24 kuti votimi të qarkut Berat të ankimuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Hapja e Kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pranoi vetëm 1 nga 2 ankimimet e LSI dhe e rrëzoi atë të PD-së për rezultatin që u prodhua në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun Berat.

Elvis Cefa relator i këtyre ankimimeve dha detajet e vendimmarrjes së KAS. Në kushtet kur e humbi mandatin për vetëm 77 vota, LSI i kërkoi KAS pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 24 qendra votimi qarku Berat e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërsa PD po për qarkun e Beratit kërkonte nga KAS, marrjen e provave shtesë nga SPAK. Përfaqësuesi ligjor i PD Ivi Kaso u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim dhe paralajmëroi ankimime të mëtejshme duke lënë të nënkuptohet se beteja ligjore e demokratëve do të zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor.

“Lidhur më shqyrtimin e ankesave 34 dhe 35 të subjekteve zgjedhur LSI dhe PD-AN lidhur me shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat, në shqyrtim të provave KAS vendosi: Marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe të materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit të zonës zgjedhore qarku Berat: KAS me shumicë votash vendosi mospranimin e kërkesës së subjektit ankimues PD-AN për marrjen e provave apo informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore. Me kërkesën e dy anëtarëve timen dhe të zotit Braho, në zbatim të nenit 136.3 KAS vendosi të administrojë si provë të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit biometrik të zgjedhësve në zonën zgjedhor qarku Berat për të bërë të mundur evidentimin e rasteve të votimit të dyfishtë ose familjar sipas pretendimit të bërë nga PD-AN. Sot seanca do të pezullohet sërish për të hapur edhe kutitë që i cituam më sipër”, tha drejtuesi i mbledhjes së KAS.