Pasi dje vendosi që zgjedhjet dhe rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, KAS është mbledhur sot për të marrë vendim për rinumërimin e votave për Beratin dhe më pas do të vijojë ankimin për qarkun e Vlorës.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat.
Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Për shkak të volumit të materialit zgjedhor dhe shqyrtimit të imtësishëm që do t’i bëhet këtyre, KAS ka vendosur që vendimi përfundimtar për qarkun e Beratit të jepet nesër. Nga hetimi i bërë në 24 kutitë e qendrave të votimit nuk ka rezultuar asnjë problematikë serioze që të mos të sjellë pavlefshmëri të zgjedhjeve apo indicie për të përsëritur numërimin, kërkesë kjo e LSI për Qarkun Berat.