Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur rinumërimi për 114 kuti për qarkun e Beratit.
Një ditë më parë u rinumëruan 46 kuti, ndërsa sot po vazhdohet me pjesën tjetër.
Deri tani nga KAS është rivlerësuar një fletë votimi nga Qendra e Votimit 35/24, ku fleta ishte konsideruar e pavlefshme, por nga rivlerësimi ajo është e vlefshme në favor të LSI.
Ndërkohë dy fletë votimi të kontestuar të QV 32/71 që nga KZAZ janë të vlefshme njëra për PD dhe PS edhe nga KAS konsiderohen të vlefshme njëra për PD dhe tjetra për PS.
DJE KAS RREZOI KERKESEN ANKIMORE TE PD DHE LS
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi dje refuzimin e kërkesës bërë nga PD-ja e LSI-ja për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. “KAS-i me shumicë votash vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PDAN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.
Ky është vendimi i tretë kundër kërkesave për përsëritje zgjedhjesh pasi një ditë më parë, KAS-i rrëzoi kërkesat e PD-së dhe LSI-së për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS-i i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.
Po ashtu, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbylli e procesin e numërimit të votave të 114 kutive të Qarkut të Beratit, duke njoftuar se ky proces do të rifillojë sot në orën 09:00. Kujtojmë që KAS-i ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore dhe jo ato për kandidatët.
“Për sot duhet ta ndërpresim numërimin e kutive, ky proces do të rifillojë nesër në orën 9:00. Të merren masat për sigurimin e kutive të votimi dhe nesër rifillojmë seancën në orën 9, në këtë sallë”, u shpreh Elvis Çefa, relator i KAS-it në seancën e djeshme duke njoftuar mbylljen e procesit. PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI-ja ndryshe nga PD-ja kërkon rivlerësim dhe rinumërim.